VIDEO/ Kryeministrit i ngel dora e ngritur, pamjet po bëjnë xhiron e botës

Kjo video po bën xhiron e botës ndërsa në të është protagonist ai që shumë e cilësojnë si kryeministrin më të bukur në botë.

Bëhet fjalë për Justin Trudeau , i cili ishte pjesë e samitit të NATO-s.

Në një takim me homologun e tij belg, ai e la këtë të fundit të turpëruar pasi nxitoi në krahët e gruas së tij.

Në fakt kryeministri belg i kishte zgjatur dorën por ai u tërhoq kur pa që Trudeau kishte shkuar tek gruaja e tij duke i dhënë puthje e përqafime,

Momenti i sikletshëm u përballua me të qeshura mes tyre, ndërsa në fund ata u përqafuan si miq të vërtetë çka tregon se marrëdhëniet mes tyre janë shumë të mira.

Momenti është regjistruar në një darkë që ishte parashikuar të bëhej në Bruksel.

Video ka bërë xhiron e botës ndërsa shumë media e kanë komentuar këtë si një injorim të kryeministrit kanadez.