Pas largimit të Ronaldos, James dëshiron rikthimin te Reali

Mesfushori kolumbian, James Rodriguez mund të rikthehet te Real Madrid.

Kampionët e Evropës e kanë huazuar kolumbianin tek Bayern Munich për një periudhë dy vjeçare. Por ‘Los Blancos’, janë duke tentuar të ndryshojnë komplet skuadrën pas largimit të Ronaldos.

Madrilenët janë duke menduar ta rikthejnë në skuadër James Rodriguezin nga Bayern Munich.

“Marca” shkruan se James mund të rikthehet në Madrid pas dy largimeve të mëdha si Zinedine Zidane dhe Cristiano Ronaldo.

Ndërkohë së fundmi interesim kanë shprehur edhe skuadrat angleze Chelsea dhe Arsenal. Mbetet të shihet se ku do të vazhdoj karrierën 27-vjeçari kolumbian.