VIDEO-FOTO/ Detaje nga djegia e makinës në Durrës, ishte në pronësi të ...

Një makinë është djegur gjatë natës në Durrës.

Raportohet se makina me targa AA347OO, pronë e shtetases Valentina Kuri, është përfshirë në flakë rreth orës 02.00 të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit bregdetar, në rrethana që ende presin të sqarohen nga policia, ndërkohë që ekspertët e policisë dhe zjarrfikëses dyshojnë që kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme.

Mësohet se gruaja ka një parukeri në Durrës. Policia e njoftuar për ngjarjen ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të djegies se makinës.

Informacion paraprak nga Policia e Durresit:

Më datë 13.07.2018, rreth orës 02:30, në lagjen Nr. 11 rruga

“Kumini” , ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip Citroen, në pronësi të shtetases V. K., 42 vjeçe, banuese në Durrës.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë dhe Forcat Zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.