Rakitic luajti i sëmurë kundër Anglisë, ja nga se vuante ‘ylli’ kroat

Dëshira e madhe për të arritur diçka me kombëtaren e tij, e shtyu Ivan Rakitiç të luante i sëmurë ndaj Anglisë.

Mesfushori i Kroacisë, një natë para ndeshjes kishte temperaturë deri në 39 gradw, por as kjo nuk e ndaloi që të luante për 120 minuta në gjysmëfinalen ndaj Anglisë, që kroatët e fituan me rezultatin 2-1.

“Një natë para ndeshjes kisha temperaturë, gati 39 (gradë)”, deklaroi Rakitic.

“Isha i shtrirë në krevat duke kërkuar ta gjeja forcën për të luajtur dhe kjo ia vlejti. Në finale do të luaja edhe me një këmbë nëse është e nevojshme”.