Ju kujtohet si dukej Albana Osmani në fillimet e saj në Top Channel? Shikoni këto FOTO!

Gjithçka filloi me një ngatërresë kur ajo shkoi për të dhënë intervistën në ‘Top Channel’ vite më parë. Konkurronte për grafik designer, por përfundoi duke punuar në montazh.

Të gjithë e mbajmë mend emisionin ‘Kupid’, ku Albana dilte në rrugë dhe bashkonte zemra njerëzish, emision që në atë kohë ishte shumë i pëlqyer nga publiku.

Vitet kaluan dhe Albanës ju besua prezantimi i shumë emisioneve apo programeve të tjerë televizive, si ‘Select’, ‘Albanian got Talent’ etj.

Ajo vazhdon të jetë ende pjesë e televizionit por vëmendja e saj tashmë është zhvendosur diku tjetër, tek misioni për të ndihmuar fëmijët, nëpërmjet fushatës ‘Ti je një luledielli’.

Tashmë Albana mban titullin ‘Ambasadore e Fëmijëve për Paqen ONLUS’ në Shqipëri duke kaluar nga prezantuesja e ‘Kupid’ tek ambasadorja e fëmijëve në nevojë.

Me kalimin e kohës prezantuesja vjen edhe më e maturuar në objektivat e saj, por ruan të njëjtat tipare dhe të njëjtën buzëqeshje si shumë vite më pare./revistawho