VIDEO/ Ndjekësi i fantazmave u tmerrua nga silueta e frikshme që iu shfaq në minierën e ‘pushtuar’

Xavier Hunger pa më shumë se që duhej, teksa po hulumtonte një minierë të ‘pushtuar’ që ndodhet në Nevada të Shteteve të Bashkuara.

Eksploruesi 38-vjeçar pretendon se u përball me një ‘shpirt’ që sipas tij, kishte një prezencë aq të fuqishme, sa që e bëri të vjellë dhe të ndihet i turbulluar.

Me të dëgjuar se në minierë ka ‘shpirtra të pa rehatuar’, që enden nëpër errësirë të bllokuar në tunele, vendosi të nisë investigimet. Galeritë nëntokësor, kanë qenë të njohura si hapësira për mbledhjen e shtrigave dhe aktivitete për të ndjell ogur të zi për ata që i urrejnë.

Gjatë tërë rrugëtimit, Xavier dhe shoqëruesja e tij Kaytie, janë shoqëruar nga kutërbimi i mishit të mykur dhe thirrma të ndryshme që nuk dinin nga vinin.

Por, udhëtimit të tyre i erdhi fundi, kur kanë në një mur një siluetë, që dukej sikur një njeri i mbuluar me ndonjë material dhe vendosën të largohen.

Videoja e postuar më poshtë, e tregon momentin e paraqitjes së aktivitetit paranormal, për të cilin ata mendojnë se është ‘shpirti’ i ndonjërit prej punonjësve të dikurshëm të minierës.