Luftëtari katastrofë në Europa League, shkatërrohet në transfertën letoneze

Luftëtari është mundur thellë në ndeshjen e parë në turin e parë eliminator në Europa League.

Ekipi gjirokastrit humbi me shifrat 5-0, nga Ventspils.

Letonezët i shënuan të pestë golat që në pjesën e parë, ku katër u shënuan nga 19-vjeçari i talentuar, Akinyemi.

Ndërkohë, golin tjetër e shënoi Tosin, me 11-metërsh.

Një paraqitje zhgënjyese kjo për ekipin e trajnerit Kostiç, i cili nuk e nis aspak mbarë aventurën me Luftëtarin, në këtë debutim të gjirokastritëve në Europa League.