E dhimbshme, këto janë fjalët e Florenta Islamit pas vdekjes së nënës

Florenta Islami, e fejuara e basketbollistit të njohur shqiptar, Dardan Berisha, ka pësuar një humbje të madhe në jetën e saj.

Ajo ka humbur njeriun më të dashur, nënën e saj. Këtë e ka bërë të ditur vetë Florenta përmes një postimi të bërë në llogarinë e saj në “Instagram”, ku ka shkruar fjalët më prekëse për nënën.

Florenta i ka premtuar se do të jetë e fortë, ashtu siç i ka mësuar edhe vetë nënë.

“Nane, i vetmi person i pazevendesushem ne jete. Besimi ne perjetesine tende ishte gabim. Falenderoj Zotin e Ty qe luftove aq shume mos me na lon vet. Ti na rrite, na edukove na shkollove e na mesove qysh duhet me qene njeriu intelektual. Nuk gjeje fjal me pershkru dhimbjen dhe krenarine qe kam per ty. Dhimja qenka e pasherushme e krenaria per ty e perjetshme. Ke qene dhe do te mbetesh gjithmone idhulli im, femra e preferuar e imja, Doktoresha ma e mire ne bote, e qe gjithmone do te mburrem per ty! Te dua nani! I perjetshem ka me qene kujtimi per ty! Do te shihemi nje dite, e ne deri ather gjithmone te fort para seciles sfide ne jete, ne maja te suksesit, sepse ashtu na mesove ti nane!” ka shkruar Florenta.