Marcelo te Juvi/ Braziliani mesazh Ronaldos: Do jemi sërish bashkë!

Cristiano Ronaldo po përpiqet që të bindë Allegrin që të transferuar edhe mbrojtësin e Real Madridit, Marcelon.

Së fundmi braziliani ka reaguar në rrjetet sociale duke i dhënë lamtumirën CR7-ës por e mbyll me një frazë që ngjall shumë diskutime, shkruan “Sportmediaset”, raporton SYRI.net.

“Shumë shpejt do të jemi së bashku përsëri”, kështu e mbyll mesazhin Marcelo.

Fjalë që rrisin akoma edhe më shumë zërat për një lëvizje të brazilianit drejt Juventusit.

Ja postimi i Marcelos në Instagram:

“Është koha për të thënë lamtumirë ... Betohem se nuk mendoj se kjo ditë do të vinte!

Por asgjë në këtë jetë nuk është përgjithmonë, shpresoj se jeni shumë i lumtur me skuadrën tuaj të re.

Ishte pothuajse 10 vjet nga ana juaj, 10 vjet gëzimi, futboll i mirë, fitore, humbje dhe momente të mrekullueshme!

Kam mësuar shumë nga ju, përkushtimi juaj është gjëja më e çuditshme që kam parë në një lojtar.

Të gjitha të mirat për ju dhe familjen tuaj të bukur!

Jam krenar që kam luajtur me ju!!! Kur të ndalem duke luajtur do të ulem në fushë me birrë përpara do të shikoj fotot dhe do tregoj historitë.

Shumë shpejt do të jemi së bashku përsëri”, shkroi Marcelo ndërsa nuk mungonin emocion me zemra të thyera.