Emigracioni, Anglia si Gjermania: Do të synojmë vetëm profesionistët

“Nuk do të lejohet më ardhja e njerëzve nga Europa në Britani me mundësinë e largët që ata të gjejnë punë” shkruan kryeministrja britanike Theresa May në Facebook. “Ne do të mirëpresim gjithmonë profesionistët të aftë të cilët ndihmojnë ekonominë tonë të lulëzojë, nga mjekët tek infermieret, inxhinierët dhe sipërmarrësit, por për herë të parë në dekada, ne do të kemi kontroll të plotë të kufijve tanë”, shton ajo.en.

“Plani i hartuar nga qeveria britanike për Brexit javën e kaluar ‘do të thotë fundi i lirisë së lëvizjes?- vëren May në vijim. -  A do të jemi në gjendje të nënshkruajmë marrëveshjet tona tregtare?Dhe a do të jetë Mbretëria e Bashkuar jashtë juridiksionit të Gjykatës Evropiane? Unë jam e kënaqur të them se përgjigjet janë shumë të thjeshta: Po, po dhe po ”