ZYRTARE/ Lautaro Martinez prezantohet tek Interi

Ndonëse Lautaro Martinez ka nënshkruar me Interin që prej muajit mars të këtij viti, prezantimi zyrtar është bërë vetëm gjatë mesditës së sotme.

Sulmuesi i talentuar argjentinas, i ardhur nga Racing Avellarde, do të vihet në dispozicion të Luciano Spallettit që nga 9 korriku, kur edhe do të fillojë përgatitja e zikaltërve.

Gjatë ditës së sotme, 20-vjeçari ka dalë përballë mediave me fanellën e Interit.