Ambasada e SHBA bën një apel për shqiptarët: Kujdes nga mashtruesit me vizat amerikane!

Ambasada amerikane në Tiranë i ka bërë një apel sot qytetarëve shqiptarë, në të cilin thotë:

Mbroni veten nga mashtrimet me vizat. Të gjitha korrespondencat nga Sektori Konsullor vijnë nga adresa jonë zyrtare e postës elektronike (TiranaUSConsulate@state.gov) dhe i gjithë informacioni në lidhje me shërbimet tona është i publikuar në faqen tonë zyrtare: https://al.usembassy.gov/. Nëse mendoni se po ju mashtrojnë - më njoftoni!  Nëse keni pyetje në lidhje me aplikimin tuaj për vizë, unë jam këtu për t'ju ndihmuar." e mbyll njoftimin, konsullja amerikane.