Linecker ngushëllon anglezët: Ta mbajmë kokën lart, na bënë krenarë!

Tifozët anglezë janë të gjithë të dëshpëruar pas eliminimit nga Kroacia në gjysmëfinale.

Legjenda e futbollit anglez, Gary Linecker, ka reaguar pas eliminimit nga Kroacia. “Është një hap i madh që bëmë, ata lojtarë do të përmirësohen. Duhet ta mbajnë kokën lart, na bënë krenarë. Urime Kroacisë”, shkruan ish-sulmuesi.