FOTO/ Kroaci-Angli, formacionet zyrtare. ‘Beteja’ për finalen e madhe

Në “Luzhniki Stadium” do të luhet mbrëmjen e sotme gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Botës “Rusi 2018”, shkruan Syri.net.

Pas Francës, e cila u kualifikua mbrëmë me Belgjikës, do të jenë sonte Kroacia dhe Anglia që në sfidën mes tyre do të kërkojnë biletën  dytë të finales.

Për kroatët do të ishte hera e parë që arrijnë në finale, ndërsa për anglezët hera e dytë, pasi ata kanë triumfuar në vitin 1966 në turneun e organizuar në shtëpinë e tyre.

Kjo sfidë do të luhet në orën 20:00 dhe të dy trajnerët tashmë i kanë publikuar formacionet zyrtare, të cilat mund t’i shihni në tabelën e mëposhtme.