Trump në Bruksel: BE - gaz nga Rusia dhe mbrojtje nga NATO…!

Presidenti Trump të mërkurën kishte gjatë një “mëngjesi të shijshëm” shkëmbim opinionesh me kreun e NATO-s kur ai pyeti për marrëveshjet e energjisë midis Rusisë dhe disa vendeve evropiane.

Trump i bëri në mënyrë të përsëritur pyetjen Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s: Përse SHBA duhet të vazhdojë të paguajë para për aleancën ushtarake ndërkohë që vendet e BE vazhdojnë të blejnë energji nga Moska.

‘Ne jemi më të fortë së bashku’, këmbënguli Stoltenberg, duke pranuar se “mund të ketë edhe dallime midis aleatëve…”.

Por presidenti Trump ka insistuar: Si mund të jemi bashkë dhe tw kërkoni para nga unë kur ju përfitoni energji nga Rusia ndaj të cilit më kërkonin mua para qw të mbroheni prej saj?

Trump mori si shembull Gjermaninë. Ai i kërkoi Stoltenbergut të shpjegonte përse Berlini po merrte energji nga Moska duke i kërkuar të pohonte se Gjermania ishte ‘tërësisht e kontrolluar’ dhe ‘e kapur rob nga Rusia’ për projektin e linjës së gazit. Presidenti Trump mesa duket i referohej linjës Nord Stream 2 që do të dyfishonte sasinë e gazit që Rusia mund të dërgojë direkt në Gjermani, duke kaluar vendet tranzit si Ukraina. Ndërkohë që ky projekt kundërshtohet nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende anëtare të Bashkimit Evropian.

Trump tha për Gjermaninë: ‘Ne të gjithë supozohet se duhet të mbrohemi nga Rusia kurse ju bëni marrëveshje me Rusinë’. ‘Shpjegoni këtë’, tha Trump, duke shtuar se "’ju nuk mund ta shpjegoni këtë’.

Shkëmbimet e ashpra kanë ndodhur vetëm pak orë para se Trump të arrinte në selinë e NATO-s për mbledhjen e përbashkët dhe disa takime të tjera të rëndësishme.

Roli i SHBA-së në NATO ka qenë një nga çështjet kryesore para se Trump të zgjidhej president. Ai ka deklaruar të hënën se kjo gjendje nuk ishte ‘as e drejtë dhe as e pranueshme’. Ai tha se Europa përfiton nga NATO shumë më tepër se sa ç’përfiton SHBA.

Trump u ka bërë thirrje aleatëve të NATO-s të përmbushin angazhimet për të shpenzuar 2 për qind të PBB- së të tyre për mbrojtjen.

Ai shkroi në tuitter gjatë rrugës nga Uashingtoni për në Bruksel se vendet evropiane ‘dëshirojnë që ne t’i mbrojmë përmes NATO-s, por nuk duan të paguajnë për të. Kështu nuk funksionon’!

Brukseli është ndalesa e parë e turneut evropian njëjavor të Trump në Europë, që do të përfshijë një vizitë në Britani dhe një takim në Finlandë me Presidentin rus Vladimir Putin.

Syri.net 11 korrik 2018

http://www.foxnews.com/politics/2018/07/11/trump-nato-head-have-testy-exchange-at-summit.html