Shqipëria e fundit në kontribute, Rama: NATO na vlerësoi

Shqipëria renditet e fundit për sa i përket kontributit të saj në Aleancën Atlantike të Veriut (NATO),megjithatë edhe ky kontribut modest është vlerësuar pozitivisht.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Rama, i cili ndodhet në Bruksel.

Ndërkohë kreu i qeverisë shkruan se Shqipëria mbështet Maqedoninë e Veriut në anëtarësimin e saj sa më shpejt në familjen e madhe ushtarake të NATO-s.

Ja postimi i Ramës:

Bruksel, SAMITI I NATOS - Shqipëria vlerësohet shumë pozitivisht për kontributin e saj në programin e Aleancës; rritjen e buxhetit të mbrojtjes; pjesëmarrjen me 13% të trupave të veta në frontet e përbashkëta; qasjen aktive kundër terrorizmit dhe ektremizmit të dhunshëm????????

Duke vlerësuar lart marrëveshjen e arritur mes Athinës e Shkupit, Shqipëria mbështet nisjen e procedurave për anëtarësimin sa më parë në NATO të Republikës së Maqedonisë së Veriut????