Haradinaj nuk i kërkoi falje, kryeministres serbe

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk i ka kërkuar falje kryeministres serbe, Ana Bërnabic, siç kanë pretenduar mediat e Beogradit dje.

KTV-ja mëson se Haradinaj homologes serbe i ka shprehur keqardhje për mospërmbushjen e marrëveshjeve nga të dyja palët, e që ndikon në fqinjësinë e mirë mes vendeve.

Haradinaj e ka ngritur në Samitin e Londrës shqetësimin e Kosovës për presionin dhe kërcënimet që Qeveria e Serbisë po ua bën pjesëtarëve serbë të FSK-së për t’u larguar nga kjo forcë.

Haradinaj i ka thënë KTV-së se operacioni për arrestimin e serbëve është bërë nga organet e drejtësisë pas informacioneve që kanë marrë për kërcënimet.