Studimi më i fundit: 7 milion vdekje më pak nëse bota do të hiqte dorë nga mishi!

Nëse çdokush do të bëhej vegjetarian deri në vitin 2025, do të kishte rreth 7 milionë vdekje më pak në vit. Këto vdekje do të uleshin me 8 milionë nëse ata do të bëheshin veganë.

Lëshimet e gazrave në atmosferë të lidhura me ushqimin do të ulje me 60%, sipas një studimi të programit “E ardhmja e ushqimit” të universitetit Oxford Martin. Kjo si pasojë se njerëzit do të eliminonin mishin e kuq nga dietat e tyre, dhe rrjedhimisht edhe gjedhët që prodhojnë metan.

Por nga kjo mund të vuanin fermerët në vendet në zhvillim. Në zonat e thata ku vetëm kafshët mund të rriten, si në zonën e Sahelit në Afrikë, pranë shkretëtirës së Saharasë, ku grupet nomade që mbajnë bagëti do të duhet të rrinin përgjithmonë, duke humbur edhe identitetin e tyre kulturor.

Kullotat e mëparshme do të shndërroheshin në habitate natyrore dhe pyje, të cilat do ndihmonin në luftën kundër ngrohjes globale dhe do të sillnin një biodiversitet të humbur. Kafshë të mëdha si bufalot dhe grabitqarët si ujqërit do të populloheshin, pasi në të shkuarën vriteshin ose largoheshin me qëllim që të ruhej bagëtia.

Të gjithë ata që merreshin me industrinë e gjësë së gjallë do të duhej të gjente një punë tjetër në agrikulturë, ripyllëzim, etj. Por me mungesën e alternativave të shumta të karrierës, papunësia do të rritej jashtëzakonisht shumë, sidomos në komunitetet rurale.

Bagëtitë si delet do të ishin jetësore për të mos patur një impakt negativ në biodiversitet, ndaj fermerët do të duhej t’i mbanin këto kafshë për arsye mjedisore.

Edhe traditat fetare do të ndryshoheshin shumë. Do të humbisnin kështu gjeli i detit për Krishtlindje, mishi i therrur për Bajram, e shumë festa të tjera.

Mos konsumimi i mishit do të ulte shanset për sëmundjet koronare të zemrës, diabetin dhe disa lloje kanceri. Kjo do të ulte faturën e botës në ilaçe me rreth 2-3% të Prodhimit Global Bruto.

Mishi do të duhet të zëvendësohej me ushqyes të tjerë, sidomos tek dy miliardë njerëzit e nënushqyer të botës. Produktet shtazore kanë më shumë vlera ushqyese për kalori, se sa gruri apo orizi.