Fëmijët u nxoren nga shpella, a ishte e vertetë deklarata e zhytësit për drogën?

Mënyra më e lehtë për të nxjerrë ekipin e futbollit të bllokuar në shpellën e Tailandës është t’i drogojmë ata, kishte habitur një zhytës shpëtimi.

Jani Santala, një zhytës finlandez që ishte pjesë e ekipeve të shpëtimit në provincën Chiang Rai, tha se, kjo metodë mund t’i bëjë që anëtarët e skuadrës së futbollit të jenë më të qetë, dhe të lejojnë zhytësit të merren me ta në mënyrë më efiçente.

Duke qenë se djemtë dhe trajneri i tyre nuk janë zhytës të zotë, Santa  tha se do ishte më lehtë që ata të mos lëviznin fare se sa të përfshiheshin nga paniku dhe të vështirësonin punën e zhytësve.

“Mënyra më e lehtë do të ishte nëse fëmijët do të ishin totalisht të pandërgjegjshëm, kështu zhytësit do mund të vepronin. Tingullon e tmerrshme por me medikamentet e duhura mund t’ja dalim”,- tha ai.

Ndërkohë që operacioni për nxjerrjen e tyre nga shpella ka mbaruar fëmijet janë nën kujdesin shendetësor por asnje deklaratë shpjeguese nuk ka dalë nga ekipi i mjekëve nëse për ti nxitur ata të dalin nga shpella u përdoren substance të tillë…..Vetëm një deklaratë ku thuhej se femijëve nuk u lejohej të merrnin pjesë në finalen e botërorit në stadium per shkak të gjendjes së rëbduar shendetësore u bë publike.