Kapet banda e shqiptarëve që tregtonte hashash në qëndër të Athinës

Policia greke e rajonit të Atikës ka shkatërruar një organizatë kriminale që trafikonte dhe tregtontë drogë.

Dje, tre shqiptarë u arrestuan në Athinë dhe Koridhalos. Ata ishin të moshave 18, 33 dhe 43 vjeç, anëtarë të së njëjtës bandë. Po ashtu, dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Atyre iu gjetën 20 kg kanabis, tre peshore precize, 250 euro, tetë telefona celularë dhe 13 celësa shtëpie.

Të arrestuarit janë dërguar sot në Zyrën e Prokurorit Publik të Athinës.