VIDEO/ Rama me atlete, ish-kryeministri: Kur të përfaqëson një i sëmurë

Gjiganti mediatik BBC është tallur mbrëmjen e djeshme me Edi Ramën dhe faktin se ai kishte veshur atlete në Samitin për Ballkanin të zhvilluar në Londër.

BBC shkruante dje se ‘dikush i paska harruar këpucët’.

Në lidhje me këtë skandal protokolli, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha..

‘Kur të përfaqëson një i sëmurë psikik!’, shkruan ai në Facebook.

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit, Sali Berisha:

Kur të përfaqëson një i sëmurë psikik!

Ja si BBC damkos psikopatin! ‘Duket se dikush i ka harruar këpucët’, tallet BBC.

Ky ishte suksesi i tij ne Samitin e Londrës! Turp!

Shikoni videon e BBC në të cilën thuhet:

‘Fotoja familjare është një traditë në takimet e liderëve botërorë, por atletet në rresht të parë nuk janë dhe aq tradicionale.

Këto i përkasin kryeministrit shqiptar Edi Rama që siç duket po e shijon mjaft këtë moment’.