Producentët e Hollywood-it sulen tek shpella në Tailandë, plane për një film madhështor

Qëkurse një ekip futbolli të rinjsh nisi të nxirrej gradualisht nga një labirint shpellash të përmbytura në veri të Tajlandës, producentët e Hollivudit e hodhën andej vështrimin.

Ekipet filmike amerikane kanë udhëtuar drejt vendit ku po zhvillohej operacioni për nxjerrjen e fëmijëve dhe trajnerit të tyre në Chiang Rai për të një filluar punën për të film që të tregonte historinë e ekipit “Derrat e Egër”, njofton portali australian News.com.au.

Ndërsa zhytësit rrezikonin jetën e tyre për të nxjerrë fëmijët njerin pas tjetrit, producentët e Hollivudit kanë nisur projektin filmik të kësaj drame të djemve. Ortaku i kompanisë filmike Pure Flix, Michael Sctt tha për agjencinë AAP se ai e shihte sagën e shpellës së përmbytur si një film të madh të Hollivudit i pari në listën e yjeve.

Scot dhe ortaku i tij Adam Smith janë parë duke bërë intervista rreth vendit të shpëtimit, ku një personel shpëtimi tajlandez prej më shumë se njëmijë personash i janë bashkuar nëj dyzine speciliastësh ndërkombëtarë për operacionin e shpëtimit.

Ata shpresonin të intervistonin zhytësit e marinës tajlandeze dhe homologët e tyre ndërkombëtarë po aq sa edhe anëtarët e ekipit dhe familjet e tyre.

Pasi të sigurohen të drejtat eskluzive për historinë, kompania shpreson se do të punojë me një skenarist për ta risjellë këtë histori në sytë e publikut./SYRI.NET