Përkujtohet revolta antikomuniste, Pampuri: Kavaja djep i demokracisë

Në Kavajë është përkujtuar revolta e parë antikomuniste dhe heroi i parë i demokracisë Josif Buda i cili ishte pjesëmarrës në këtë protestë të parë antikomuniste që nisi në qytetin e Kavajës.

Deputetja Demokrate e zonës Orjola Pampuri në një shenim në rrjetet sociale shkruan se, “Me 10 korrik 1990 ndryshimi i madh nisi nga një qytet i vogel si Kavaja”

Ja shënimi i plotë i deputetes Pampuri në facebook:

Me 10 korrik 1990 ndryshimi i madh nisi nga nje qytet i vogel si Kavaja. Qindra, mijera te rinj, u ngriten kunder sistemit me te eger komunist, rezistenca e te cileve pati dhe pishtarin e pare te Demokracise te ndjerin Josif Budo, gjaku i te cilit nuk do harrohet nder breza. 


Sot ne Kavaje me qytetare te Kavajes, qyteti simbol e djep i demokracise, me familjare te Pishtarit te Demokracise, Josif Budo, dhe me kryetarin e Bashkise se Kavajes, Z. Isa Sakja, ne kujtim te revoltes popullore, aty ku per here te pare me dy gishtat lart te gjithe kerkonin Liri-Demokraci.