Erdhi vera, ndryshoni ngjyrën e shtëpisë. Ja çfarë duhet të shmangni

Gjatë stinës së verës shumë familje shqiptare vendosin të lyejnë shtëpinë, të ndryshojnë ngjyrat për të dhënë ambientit ku jetojnë një tjetër pamje më të freskët.

Për t’u ndier këndshëm dhe për t’u kënaqur në shtëpinë tuaj, përpiquni që ta rregulloni me nuanca të cilat kënaqin syrin e çdokujt. J

Faqja Zillow Digs e specializuar për rregullim e ambienteve të brendshme ka zbuluar se cilat ngjyra të shtëpive nuk duhen përdorur më.

Agjentët e shitjes së patundshmërive i kanë veçuar këto pesë ngjyra si më të padëshiruarat në rregullimin e shtëpisë:

1. E bardha në të verdhë

Pothuajse secilës shtëpi apo banesë në të cilat kuzhina është e ngjyrosur me këtë ngjyrë u ka rënë çmimi.

2. Ngjyra e gëzhojave të vezëve

Edhe pse kjo ngjyrë, njësoj si edhe e bardha në të verdhë, i bën hapësirat të vogla, si p.sh. kuzhinat e ngushta, mund të duket “e vdekur” apo monotone kur muret janë të lyera me ngjyrë gëzhoje të vezëve.

3. Përzierjen e ngjyrës së gjelbër ulliri me ngjyrën e gështenjtë

Kjo konsiderohet si ngjyra më e keqe në botë, pra nuk është për t’u habitur që Pantone 448 C është në listën e ngjyrave më së paku të dëshiruara nëpër shtëpi. Blerësit potencialë kanë refuzuar këtë ngjyrë në dhomat e gjumit, e aq më tepër nëpër tualete.

4. Terakota

Shtëpive në të cilat dhoma e ditës është e lyer me nuancë terakote edhe më shumë u bie çmimi sesa shtëpive me dhomën e gjumit të lyer me ngjyrën më të keqe në botë.

5. Disa nuanca të hirta

Disa nuanca të hirta blerësit i adhurojnë, ndërsa të tjerët nuk i duan fare. Nuancat e hirta të errëta më të yndyrshme janë më tërheqëse, ndërkaq nuancat e hirta të shndritshme janë më të preferuara.