E bujshme/ Pas Ronaldos, Juventusi do edhe Marcelon nga Reali

Cristiano Ronaldo tashmë është zyrtarisht lojtar i Juventusit. “Premiumsport” raporton se italianët nuk do të ndalen me kaq, por do të kërkojnë të dobësojnë akoma më shumë Realin.

Tashmë në shënjestër të tyre është Marcelo. Zërat kanë ditë që kanë dalë por miqësia e 2 futbollistëve mund të jetë vendimtare.

Megjithatë Juventus fillimisht duhet të zgjidhë njëherë situatën me Aleks Sandron, e më pas të tentojë për brazilianin.