Falsifikimi i firmës së Elia Zaharisë/ Petrit Vasili: Çfarë qeverie të pacipësh

Pas lajmit se firma e Elia Zaharisë për prishjen e teatrit ishte e falsifikuar, ka ardhur dhe reagimi i kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili shkruan se ky është një skandal, që tregon edhe njëherë se kemi të bëjmë me një qeveri të pacipësh.

Ja postimi i Vasilit:

Cfare qeverie te pacipesh???

Per ligjin per teatrin u FALSIFIKUA vota ne parlament.

Edhe ne peticionin per prishjen e teatrit u FALSIFIKUAN firmat e Piro Manit dhe Elia Zaharias,qe deklaruan publikisht se nuk kishin firmosur kurre.

Nuk besoj se ka më ndonje te marre qe i beson kesaj qeverie edhe atij qe ka ne krye per asgje, qe bejne e thone.

Vetem shesin,blejne falsifikojne dhe rrembejne me mashtrim cdo pasuri publike.

Pastaj vijne ne parlament dhe recitojne genjeshtrat e radhes per hajdutllekun e radhes si dhe recitojne me pasion edhe pastertine e virgjerine morale te tyre te ngjashme me ate te prostitutave.

Shkurt qeveri te pacipesh dhe kaq...