Denoncimi/ Ja si i mashtroi Fatmir Xhafa lushnjarët

Policia e Shtetit ka dështuar përfundimisht përballë krimit, po ashtu dhe premtimet e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa.

Menjëherë sapo mori detyrën e Ministrit të Brendshëm, Xhafa deklaroi se do të zbardhej ngjarja e Lushnjës, por deri tani asgjë nuk është zbardhur apo zbuluar.

Janë qytetarët lushnjarë të cilët denoncojnë mos mbajtjen e premtimit nga ana e Fatmir Xhafës.

Denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ja çfarë shkruan Berisha në Facebook:

Demaskohen publikisht mashtrimet dhe dështimi total i Fatzi Xhafës!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Mirmbrema doktor jam nje qytetare nga lushnja kam nje ankes kundra narkoshtetit ku shkoj premtimi i ministrit xhafaj per masakren e 11 tetorit ai deklaroj qe do shkarkonte te gjith efektivet e implikuar dhe donte me cdo kusht arrestimin e autoreve ajo masaker qe u be as ne vitin 97 nuk ka ndodhur ne mes te dites u derdhen plot 100 gezhoja kallashnikovi ku jan premtimet e tij autoret levizin lirisht neper qytet biles biles me fenelina policie e me makina te blinduara ekspozohen edhe ne rrjete sociale me arme ku esht shteti cfar po ndodh ne kete vend u vran 2 djem ne lulen e rinis u plagosen dy te tjere dhe kriminelat levizin lirisht ju lutem dua te ngel anonim ma beni publike qe ta shohin shqipetaret anembane cfar Po ndodh me narkoshtetin”