‘Nuk dinë ç’të shkruajnë më, u ka marrë fytyra ngjyrë eurosh’

Nuk kanë të ndalur mediat e kapura nga Edi Rama.

Janë vënë në sulm kundër aktorëve që kundërshtojnë ndërtimin e kullave, ku sipas qeverisë do të ndërtohet edhe një teatër.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dhënë një përgjigje për këto media.

‘Nuk dinë më se ç’thonë e ç’shkruajnë! U ka marrë fytyra ngjyrë Eurosh...’, shkruan Manjani në Facebook.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Megjithë ‘të zezat’ që paskan regjisorët Budina e Çipi apo edhe aktorë si psh. Kabashi, ata janë shumë më qytetarë sesa prishësit e Teatrit Kombëtar!

Telallët mediatikë që bëjnë propagandën e qeverisë moniste, e cila i ka hipë buldozerit për të shkatërruar, duhet thjesht të kenë TURP!!

Turp dhe faqe të zezë!

Nuk dinë më se ç’thonë e ç’shkruajnë! U ka marrë fytyra ngjyrë Eurosh...