Agnelli zbarkon në Greqi, ja vendi i takimit dhe largësia me Ronaldon

Po merr formë transferimi i Ronaldos drejt Juventusit.

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli është nisur drejt Greqisë, jo për pushime por për të zhvilluar një takim me Ronaldon i cili prej ditësh po kalon pushimet me familjen e tij.

Së fundmi “Calciomercato.com”, raporton se Agnelli mbërriti në Greqi në orën 14:30, shkruan SYRI.net.

Presidenti i Juventusit po pret të përcaktohet vendi dhe ora e takimin me CR7, transfertë që pritet të sjellë të ardhura të çmendura në Serie A.

Vendi i takimit me shumë mundësi do të ishte fshati ku po qëndronte portugezi.

Distanca nga Villa në Kosta Navarino ku po qëndron Ronaldo dhe Kalamata (ku zbriti Agnelli) është rreth një orë e pesëmbëdhjetë minuta me makinë.

Megjithatë, nuk përjashtohet që presidenti i Juventusit të lëvizë me helikopter.