FOTO/ Gjendet një kufomë në Përrenjas, zbulohet identiteti

Një trup i pajetë është gjetur pranë një përroi në Përrenjas.

Siç bëhet e ditur, policia është njoftuar nga banorët e zonës. Pas hetimeve është parë që trupi i pajetë nuk kishte shenja dhune.

Sipas policisë bëhet fjalë për qytetarin Besim Allka nga Gramshi, i zhdukur që në datën 18 qershor.

Njoftimi i Policisë së Librazhdit:

Në datë 09.07.2018 rreth orës 18:20 Policia e Prrenjasit u njoftua se në Malin e Blacës, Bashkia Prrenjas është konstatuar një kufomë në afërsi të një përroi.

Nga këqyrja paraprake e kryer nga eksperti mjeko-ligjor rezultoi se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune.

U identifikua viktima, B.A., 44 vjeç, banues në Gramsh, i denoncuar i larguar nga banesa në datë 18.06.2018, pasi dyshohet se vuante nga çrregullime mendore.