Doni që dashuria të lulëzojë në marrëdhënien tuaj? Ndiqni këshillat e Budës

Tich Nhat, një budist i famshëm vietnamez, na ndihmon ta shohim dashurinë në një tjetër perspektivë, duke na prezantuar katër elementet e dashurisë. Sipas tij, ato janë: mirësia, dhembshuria, lumturia dhe qetësia. Nëse i ndiejmë këto katër cilësi, atëherë jemi duke përjetuar dashurinë e vërtetë, sipas mësuesit budist.

Mirësia

Mirësi do të thotë të bësh vepra të mira për të tjerët. Nëse ti e bën personin tjetër të ndihet keq me veten, atëherë nuk je dashuruar me të vërtetë me të. Konfliktet janë të pashmangshme në një marrëdhënie, por nëse ti i vendos nevojat e tua përpara atyre të personit që thua se e do, atëherë nuk është se je i dashuruar vërtet me të. Dashuria e vërtetë duhet të sjellë lumturi dhe jo dhimbje. Ajo duhet ta bëjë personin tjetër të ndihet i rëndësishëm dhe i dashur nga dikush.

Dhembshuria

Dhembshuri do të thotë të ndjesh vuajtjet dhe dhimbjet e të tjerëe. Kur ndjen vuajtjet e personit tjetër sikur të ishte jotja, atëherë mund të thuash se e do vërtet atë. Nuk ka dashuri më të madhe, se sa të tregosh dhembshuri për të tjerët. Kur nuk e dashuron dikë, nuk të intereson se çfarë po i ndodh, por kur e do, i ndjen edhe ti ato që ndjen personi që do. Nëse  do që dashuria juaj të forcohet, duhet të praktikosh dhembshurinë.

Lumturia

Kur e do vërtet dikë, nuk e bën të vuajë, por i shton ndriçim jetës së atij personi. I jep shpresa për të nesërmen e zymtë që duket në mendimet e tij. Nëse e do dikë, çdo moment që kalon me të është i mbushur me lumturi dhe regjistrohet në mendje si një kujtim i paharrueshëm.

Qetësia

Upeksha është një term budist që përdoret si sinonim i qetësisë . Ky është element ii katërt i dashurisë. Dashuria duhet të jetë e lirë nga shtojcat, diskriminimet, apo paragjykimet.  Ne duam vërtet, vetëm kur e shohim si të barabartë me veten tonë personin që kemi në krahë dhe e ndihmojmë atë të përmirësohet njësoj me ne. Duke e vendosur veten nën lëkurën e personit tjetër dhe duke ndjerë atë që ai ndjen, mund ta kuptojmë më së miri atë person. Vetëm në këtë mënyrë, ne i largohemi “unë”duke mos qenë egoistë,  apo “ata” duke marrë parasysh opinionet e të tjerëve.  Vetëm kështu bëhemi një me atë që kemi në krahë.