VIDEO/ Plas grushti në gjykatë, shihni pamjet

Një zënkë me grushte dhe shqelma ka shpërthyer mes dy palëve që përballeshin në një gjyq, në Gjykatën e Stambollit.

Pas përfundimit të seancës gjyqësore palët u përfshinë në një zënkë të madhe në korridorin e gjykatës. Në zënkë u përfshinë edhe shumë gra.

Teksa burrat sulmonin njëri-tjetrin me grushte dhe shqelma, gratë kapeshin nga flokët.  Gjatë zënkës shumë gra përfunduan në dysheme, ndërsa njërës prej tyre duket se i ra edhe të fikët.

Gjithçka mori fund me përfshirjen e forcave të shumta të sigurisë, ndërsa i gjithë sherri është filmuar nga një kamera amatore dhe është transmetuar nga agjencia turke e lajmeve ‘IHA’.