Marinsat tajlandezë brohorasin të lumtur: 12 'derrat e egër' dhe trajneri u shpëtuan! Oooo-hej!

Marina tajlandeze ka dhënë lajmin e madh të përfundimit me sukses të operacionit të rrezikshëm të shpëtimit të 12 fëmijëve dhe trajnerit të tyre nga shpella.

Marinsat kanë publikuar me humor në faqen e tyre në rrjetet sociale se sapo i shpëtuan ‘derrat e egër”, ashtu siç e ka emrin ekipit i futbollit i 12 adoleshentëve dhe shtojnë me humor se tani do të shpëtojnë dhe “4 bretkocat”; fjala është për 4 zhytësit, personat e fundit që do dalin nga shpella e kobshme.

Ata shkruajnë në FB: “A e dini se këlyshat e derrave të egër kanë shenja në lëkurat ë tyre dhe këto shenja do t’u zhduken kur të rriten? Po, kështu është. Derrat e egër kryesisht hanë rrënjë drurësh dhe bimësh. Një nga veçoritë e sjelljes së tyre është ata mblidhen gjithmonë në grup. Dhe e dini çfarë: Sonte, të gjithë “derrat e egër” do të mblidhen prapë si grup bashkë!OOO hej!

Dhe disa minuta më pas, pa e përmbajtur entuziazmin, vazhdojnë me postime: Ne nuk e dimë nëse kjo është mrekulli, shkencë apo çfarë tjetër. Po të 13 derrat e egët tani janë jashtë shpellës! "

Në fund ata shtojnë edhe foton e mëposhtme, të një tufe derrash të egër.SYRI.NET