Studimi: Njerëzit dashurojnë 3 herë në jetë dhe zgjedhin gjithmonë të dytin

Çdo njeri dashuron tre herë në jetën e tij dhe të treja herët për arsye specifike. Por përfundon duke zgjedhur gjithmonë të dytin.

Le të themi që gjithçka nis në moshën 16 vjeçare, për dikë pak më herët e për dikë tjetër pak më vonë. Adoleshenca nuk kalon asnjëherë pa pasur atë 'crushin' që është në klasën paralele, dhe që nuk guxon t'i flasësh kurrë. Por edhe nëse i flet, ajo dashuri mbetet deri aty, deri tek bankat e shkollës, tek kapjet përdore, tek akulloret e gjërat fëminore.

Më pas rritemi, kuptojmë se sa të pafajshëm ishim në zgjedhjet që bëmë vetëm para pak kohësh. Synimet janë të ndryshme, jeta merr drejtimin e saj kur ti një ditë takon dy sy me të cilët përplasesh dhe nuk ke guxim të ndahesh. Ai do të jetë dashuria e çmendurive, e cila fillon rrëmbyeshëm. Ai do të jetë njeriu për të cilin do të bësh gjëra që s'ta kishte marrë mendja se do t'i bëje ndonjëherë. Ai është njeriu që do të bëjë që zemra të rrahë fort vetëm me një prekje, vetëm me një puthje. Dhe pikërisht në këtë periudhë të jetës ty nuk të interesojnë as dhuratat e tij, as çfarë punë bën, asgjë. Ti e shikon në sy dhe mekesh. Por kjo është dashuria që lë pas shumë dhimbje, është një dashuri pas të cilës jep shpirtin por asgjë nuk të kthehet. Kjo dashuri do të të japë një mësim të fortë për jetën, dhe kur të vijë momenti, ti e kupton që gjithçka duhet të përfundojë. Jo siç nisi, përfundon ngadalë, si për të të kujtuar edhe njëherë sa e dobët je përpara tij.

Kjo është pikërisht koha kur ti je lodhur, nuk ke forcë t'ja nisësh nga e para, je dorëzuar. Pikërisht në këtë moment ti njihesh me atë me të cilin do të kalosh gjithë jetën. Kjo është dashuria e duhur, pasi kur prek dorën e tij nuk të rreh zemra me shpejtësinë e dritës, por të jep qetësi. Ky lloj njeriu të jep siguri, pasi ti ke filluar të shohësh edhe se çfarë profesioni bën, cilës jetë i dedikohet. Do të bësh jetën që ke dashur me një njeri që të jep qetësi, ngrohtësi dhe ëmbëlsi. Por nuk do të kalojë asnjë moment, asnjë natë e vetme që nuk do të kesh nevojë për puthjet  e tij, për një diskutim gjithë natën. Të gjithë e dinë se për kë e kam fjalën, sepse ndërkohë që po lexoni këto rreshta, emri i tij ju erdhi ndërmend. Ti do të jetosh e qetë por një ditë do të duash të vijë edhe një herë të të shqetësojë me çmenduritë e tij, të të bëjë të dalësh nga vetja. Sepse nganjëherë ju çlironi më shumë energji duke biseduar me dikë që doni, sesa duke bërë dashuri me dikë që ju vlerësoni.

Studimet kanë treguar se ka dashuri qe përfundojnë së bashku duke u njohur që në adoleshecë, asgjë s'është e pamundur. Madje edhe nëse jeni njohur me dikë të angazhuar, ndjenja e tij për ju ka qenë e forte saqë ai ka lënë gjithçka për të rendur në krahët tuaja. Por përgjithësia është kjo, të dashurosh tre herë, për të kërkuar gjithmonë të dytin. Unë uroj t'i gjeni të treja dashuritë tek një person!