Tailandë, misioni i madh u krye: 12 djemtë dhe trajneri nxirren me sukses nga shpella!

Nxirren nga shpella me sukses të gjithë fëmijët tajlandezë, 12 futbollistët e ekipit të të rinjve, përfshirë edhe trajnerin e tyre, mbetur brenda malit që nga 23 qershori.

Fëmijët dhe trajneri janë dërguar në spital, por mësohet se janë shëndoshë e mirë.

Mediat e kanë përcjellë lajmin në mbarë botën në transmetime direkte, pasi kjo ngjarje rrëmbeu vëmendje ndërkombëtare.

Kryeministrja e Britanisë së Madhe Theresa May ka shprehur e para ngazëllimin e saj për kryerjen me sukses të këtij operacioni dhe ka përshëndetur trimërinë e të gjithë atyre që u përfshinë në të. "Gjthë vbota është duke ju parë dhe e përshëndet trimërinë që treguat", shkruan May në Twitter vetë, pak minuta pas publikimit të lajmit.

Fëmijët e ekipit të futbolit "Derrat e egër" janë të moshave nga 11 deri në 16, njoftoi BBC  dhe shumë prej tyre pëlqejnë shkurtesa apo pseudonime:

— Chain Vibulrungruang (i njohur si as Titan), 11 vjeç

— Panamas Sangdee (i njohur si as Mig) 13 vjeç

— Duganpet Promtep (i njohur si as Dom), 13 vjeç

— Adul Sam-on, 14 vjeç 

— Somepong Jaiëong (i njohur si as Pong), 13

— Mongkol Booneiam (i njohur si as Mark), 14

— Nattaëut Takamrong (i njohur si as Tern), 14

— Peerapat Sompiangjai (i njohur si as Night), 17

— Ekarat Wongsukchan (i njohur si as Beë), 14

— Prajak Sutham (i njohur si as Note), 15

— Pipat Pho (i njohur si as Nick), 15

— Pornchai Kamluang (i njohur si as Tee), 16

— Assistant coach Ekapol Chantawong (i njohur si as Akeake), 25