VIDEO/ Macja e Botërorit parashikon fituesin në Francë - Belgjikë

Macja e botërorit, Achiles ka parashikuar ndeshjen Francë - Belgjikë.

Sipas Achiles, ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Botës do ta fitojë ekipi i Belgjikës.

Achiles ka parashikuar saktësisht fitoret e Rusisë ndaj Arabisë Saudite dhe Egjiptit, fitoren e Iranit ndaj Maroku.

Gabimet e Achiles deri më tani kanë qenë parashikimi i fitores së Nigerisë ndaj Argjentinës në fazën e grupeve dhe parashikimi i fitores së Zvicrës ndaj Suedisë në raundin e 16-të.