Ky është vendimi i Lewandowskit për të ardhmen

Robert Lewandowski ka vendosur të qëndrojë në Bayern Munich.

Sulmuesi polak pritet të largohej nga kampioni i Bundesligës në verë pasi agjenti i tij, Pini Zahavi, deklaroi se ai dëshironte sfidë të re.

Por, pas një Botërori pa shkëlqim me Poloninë, nuk pritet të ketë oferta nga klube gjigante të cilat do ta joshnin Lewandowskin për t’u larguar nga Bayerni.