VIDEO/ Maks Velo rrëfen historinë me vajzën franceze, si e njohu në kohën e komunizmit

 

Piktori dhe arkitekti i njohur Maks Velo ka qenë i ftuar mbrëmë në emisionin "Opinion", ku ka treguar historinë e ndalur me francezen Odile Daniel. Velo rrëfen se me francezen Daniel u njoh në bibliotekë, pavarësisht se biseda me persona të kombësive të huaj në atë kohë, ishte e ndaluar.

Piktori Velo në mënyrë të veçantë theksoi se vajzën franceze e kishte pare disa herë në bibliotekë, derisa në një moment ishte afruar për t’i folur.

Sipas tij vajza franceze fliste shumë mirë shqipen, pasi kishte studiuar në Paris gjuhën shqipe , kështu si studente e dalluar e kishin dërguar  në Tiranë për punë kërkimore.