Sulm i frikshëm/ Njihu me super-formacionin e Juventusit me Ronaldon

Ronaldo te Juventusi është bërë fakt i kryer nga mediat pranë dy klubeve respektive.

Momentalisht CR7 së bashku me familjen e tij ndodhet për pushime në Greqi dhe për detajet e fundit të kontratës po punon agjenti i tij, Jorge Mendes, shkruan SYRI.net.

Së fundmi është agjencia e njohur e lajmeve “Goal” që ka publikuar formacionin e mundshëm të Juventusit me Ronaldon.

Raportohet se brenda 48 orëve Ronaldo do të jetë pjesë e “Zonjës së Vjetër”.