Çfarë të vishni për dasmë apo fejesë? Stilistët ju japin disa ide-FOTO

Erdhi stina e dasmave apo fejesave të shumta. Keni marrë ftesën dhe ju ka zënë stresi, nuk dini se çfarë të vishni? Stilistët e njohur bëjnë këto sugjerime:

 

Këtë vit provoni një fustan me lule

Këtë verë kemi më shumë mundësi të luajmë me printet, ngjyrat pastel, lulet (në fustane ose si aksesorë) dhe kimonotë.

 

 

Zgjidhni nuanca pastel

Nuancat pastel janë gjithnjë zgjedhja ideale për fejesa, baby shoëer, dasma dhe inagurime. Ju tregojnë të freskët, theksojnë ngjyrën e flokëve dhe tiparet, mjafton të zgjidhni dizajnin që ju shkon.

 

Zgjidhni ngjyrën rozë

Roza është opsioni i dytë, i duhur për këtë sezon (dukë qenë se është dhe një nga trendet), por duhet të jeni paksa të nxirë nga dielli, sepse mund t`jua tregojë lëkurën të zbehtë. Nëse keni zgjedhur një dizajn të ngarkuar, aksesorët mbajini minimalistë.

 

 

Pse jo një fustan me pika

E di që nuk e kishit menduar të shkoni në dasmë me pika, por ja që Carolina Herrera ju vërteton të kundërtën. Dizajni i ri me pala dhe bust të rregullt, është brenda kodit të veshjeve parashikuar për evente të rëndësishme. Jemi mësuar t`i shohim polka dots në street style më tepër, por ja që trendi i ri na sugjeron t`i provojmë edhe në evente.

 

 

Fustanet me tyl

Fustanet e tylit me qëndisje të mëdha i pamë gjerësisht nëpër sfilatat e Dolce&Gabbana, Oscar De La Renta dhe Valentino. Mund t`i vishni pa merak, mjafton të mos jenë të gjatë, sepse do t`ju bëjnë vapë. I vetmi rregull është që duhet të jeni rehat me atë keni veshur, sepse do t`ju duhet të qëndroni gjatë.

 

Zgjidhni ngjyrat e tokës

Ngjyrat e tokës nuk janë asnjëherë zgjedhje e gabuar, madje klasifikohen tek gardëroba kapsulë sepse vishen në çdo orar. Në këtë rast sugjerohet që fustani të jetë i shkurtër dhe të ketë detaje nga koleksionet e reja.