Vasili: Parlamenti, një kooperativë e qeverisë, votimi për Teatrin duhet anulluar

Kreu i grupit parlamentar të LSI ka reaguar pas vendimit të kuvendit për të quajtur të rregullt votimin për ligjin që legalizon prishjen e teatrit komëbëtar. “Parlamentin e katandisen si kooperative te qeverise,rivotimi i ligjit per teatrin i pakapercyeshem”, shkruan Vasili në një postim në rrjetet sociale.

“Anullimi i këtij votimi turpi dhe përseritja e votimit është më pakta që duhet të bëjnë në këtë parlament të shkatërruar proceduralisht dhe që është shndërruar në kooperativë të qeverisë, shprehet drejtuesi i lartë i LSI.

Ja shënimi i plotë i tij në facebook:

Parlamentin e katandisen si kooperative te qeverise,rivotimi i ligjit per teatrin i pakapercyeshem.

Vodhi votat maxhoranca ne kuvend per ligjin e teatrit por thone "qe nuk vodhem aq shume sa nuk ndikon ne rezultat".Vetem hajdutet mund ta thone kete.
Vjedhin votat por jane edhe idioter,kjo ndodhi ne parlamentin shqiptar kur manipuluan votat ne votimin e ligjit per teatrin,por edhe pëllasin.
Por idiotet te gjitha bene sikur i pane, po se ku u zhduk karta e votimit te deputetit, qe votoi ne vend te Tavos nuk e pane dot.
Idioter ku u zhduk karta,se as ne tabulatet e votimit si del emri gjekund as qe votoi as s'votoi??
Kur s'gjeni dot mes vetes tuaj as ku e ka futur,ku e ka fshehur,ku e ka hedhur,ku e ka lene rrugeve karten ai, qe votoi per Tavon do te thote se jeni sagllam idioter.
Ai qe votoi s'di ku ka karten,ndersa idiotet e palodhur i gjejne shpjegimin.Keshtu eshte kur ju merr truri uje.
Anullimi i ketij votimi turpi dhe perseritja e votimit eshte me pakta qe duhet te bejne ne kete parlament te shkaterruar proceduralisht dhe qe eshte shnderruar ne kooperative te qeverise.