10 Korrik, ja ngjarjet e rëndësishme të ndodhura në këtë datë

Sot data shënon 10 Korrik. Më poshtë do ju njohim me ngjarjet kryesore, cilat figura publike kanë lindur dhe kanë vdekur në këtë datë.

Ngjarje

1850 – Nënkryetari amerikan, Millard Fillmore, mori presidencën, pas vdekjes së presidentit Zachary Taylor.

1890 – Wyoming u bë shteti i 44–t i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1943 – Forcat amerikane dhe britanike pushtuan Sicilinë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

1951 – Në Kaesong filluan bisedimet për përfundimin e luftës koreane.

1964 – U lansua albumi "A Hard Day's Night" i “Beatlesave”.

1973 – Bahamet fituan pavarësisë, pas pushtimit kolonial treqindvjeçar britanik.

1989 – Mel Blanc, zëri i personazheve të filmave të animuar, Bugs Bunny, Daffy Duck dhe Porky Pig, ndërroi jetë në moshën 81–vjeçare.

1991 – Boris N. Yeltsin dha betimin si kryetari i parë i zgjedhur me vota demokratike i Republikës Ruse.

1995 – Nobelistja Aung San Suu Kyi u lirua përkohësisht nga arresti mbi gjashtëvjeçar shtëpiak në Birmani.

Lindje

1980 – Jessica Simpson – Aktore dhe Këngtare nga ShBA

1931 - Alice Munro, shkrimtare kanadeze, fituese e Çmimit Nobel për Letërsi

Vdekje

2015 - Omar Sharif, aktor filmi egjyptian.

Festa dhe përvjetore

Ahmet Miftar Dede përvjetori i Kryegjyshit Bektashian, Shenjtorit dhe Atdhetarit.