KOha e çiftimit, 2 gjarpërinj bëjnë seks në rrugë, ja pamjet

Dy gjarpërinj mbretër shkaktuan trafik duke bllokuar rrugën vetëm për tu 'përqafuar' me njëri-tjetrin.

Të dy zvarranikët nuk u prekën nga shoferët e zemëruar, të cilët ishin të detyruatr që të ndalonin dhe të prisnin.

Corbbin Goldsmith filmoi momentin e tyre, i cili ndodhi në Sonoma County, Kaliforni. 26-vjeçari tha se takimi zgjati rreth 10 minuta.

"Po shkoj për t'u takuar me miqtë e mi kur pashë këto dy gjarpërinj. Dola nga makina ime dhe iu afrova, por atyre nuk i interesonin fare se isha atje, kështu që unë filloj të filmoj. Mendimi im i parë ishte, oh jo, këto gjarpërinj po sulmojnë njëri-tjetrin. Ndërsa po shikoja dhe po prisja që të dy 'dashuruarit' të kalonin, një vrapues erdhi dhe më ndihmoi të identifikoja gjarpërinjtë.

Ata ishin gjarpërinj mbretër, një specie e rrallë që qëndron në Kaliforni. Ata ushqehen me zvarranikë, por nuk janë helmues", tha ai për Dailymail.