Kante ndali Messin, ndal edhe Hazard, ja deklarata e Deschamps para ndeshjes me Belgjikën

Trajneri i Francës beson që mesfushori i Chelseat ka pasur një paraqitje të shkëlqyer në Botëror dhe i është përmbajtur në “përpikëri” planit të tij.

N’Golo Kante mund të luajë rol kryesor kundër Belgjikës me talentin e tij, pasi që ai ka mbajtur të qetë Lionel Messin dhe mund ta bëjë këtë edhe kundër Hazard, ka thënë trajneri francez Didier Deschamps.

“Po, ai e ka këtë rol. Ai ka luajtur këtë rol në çdo ndeshje dhe me përkushtim të madh dhe mund ta bëjë edhe tani”, ka thënë ish kapiteni i Les Blues.

“Dëshiroj që ai të jetë sa më i efektshëm për skuadrën tonë. Natyrisht, N’Golo është një lojtar thelbësor për ne, sepse di të kapë topa në mbrojtje, që është pozita e tij. Ai po ashtu dërgon topa në thellësi me përpikmeri të plotë më trajektore”.