Përdorën simulues në Botëror, ja investigimi i mediave për Rusinë

Gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” ka thënë se një zëdhenës i Federatës se Futbollit te Rusisë ka pranuar se ata kanë përdorur substanca simuluese për lojtarët rusë, sidomos në ndeshjen kundër Spanjës.

Atletët rusë gjithmonë dhe vazhdimisht janë të dyshuar për marrjen e substancave që simulojnë paraqitjen e tyre sportive dhe akuzat e fundit vinë nga Gjermania pasi që ata kështu kanë vepruar edhe për Kombëtaren e tyre.

Sipas gazetës gjermane “”Süddeutsche Zeitung” futbollistët rusë janë injektuar me “ammonia” (amoniak) për të rritur paraqitjen e tyre gjatë ndeshjeve të Botërorit.

Raporti, madje citon edhe një zëdhenës të federatës ruse, i cili ka pranuar për gazetën bavareze që një zëvendësues rusë kishte thithur topin e pambukut me doza të amoniakut para se të futet në ndeshje kundër Spanjës në 1/8’ën e finales.

Substanca përdoret edhe në formë shamponi duke bërë banjo.

Përderisa amoniaku nuk është një substancë e ndaluar sipas rregullave ndërkombëtare të anti-dopingut, ai njihet se përmirëson paraqitjet e sportistëve duke simuluar frymëmarrjen dhe qarkullimin më të lehtë të oksigjenit në gjak.

“Federata ruse e ka përdorur atë si një gjë të zakonshme duke e përdorur në formë shamponi në banjo”, thekson artikulli i “Süddeutsche Zeitung”.

“Süddeutsche Zeitung” nuk është media e parë gjermane që ndërlidh marrjen e amoniakut nga lojtarët rusë.

Tabloidi Bild kishte shkruar që imazhet e transmetuesit publik gjerman i kishin kapur lojtarët rusë duke marrë amoniak në ndeshjen e tyre çerekfinale kundër Kroacisë, duke thënë se ata vazhdimisht e kanë përdorur këtë substancë për ta rritur performancën e tyre.