Erdogan u betua, ja cilat janë premtimet e presidentit turk

Recep Taip Erdo?an ka bërë betimin në Parlamentin e Turqisë, duke u bërë presidenti i parë në sistemin e ri të qeverisjes.

Me betimin e presidentit Erdo?an, pëfundoi sistemi parlamentar dhe zyrtarisht filloi sistemi presidencial.

Në ceremoninë e betimit të Erdogan ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. 

Erdogan, pas largimit nga parlamenti, tha para gazetarëve se "Çdo gjë ishte mirë para popullit. Shpresoj që edhe në të ardhmen do të jetë mirë".

Erdogan fitoi një shumicë absolute në zgjedhjet presidenciale me 52.59 për qind të votave, sipas Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë (YSK).

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka premtuar se do heqë gjendjen e jashtëzakonshme të krijuar në Turqi.