Edhe pse ndodhet ende në Botëror, Manchester United kontakton mbrojtësin e Realit

Mbrojtësi i Realit të Madridit, Rafael Varane, pretendon se Manchester United e ka kontaktuar.

Lojtari është i grumbulluar me Francën dhe kanë një gjysmëfinale të vështirë me Belgjikën e Eden Hazard.

Në një konferencë shtypi të dhënë para ndeshjes, një gazetar e ka pyetur nëse kishte kontakte me “djajtë  e kuq”.

Përgjigja e Varane të lë dyshime se ka pasur vërtet kontakte. “Kishte kontakte nga United, por jo direkte” deklaroi 25-vjeçari.