Ylli i Realit jep mesazhin e lamtumirës: Krenar që vesha këtë fanellë

Në epokën e rrjeteve sociale, nuk mjafton të dërgosh një mesazh. Por kur fjalët janë "të fshehta" atëherë kuptimi mund të interpretohet në mënyra të ndryshme.

Dhe kjo është ajo që ndodhi me Karim Benzema, i cili falënderoi Realin në "Twitter", ku duket se do t’i japë lamtumirën kampionëve të Europës.

"Unë kam veshur fanellën e Realit për herë të parë nëntë vjet më parë, falë presidentit, klubit, lojtarëve dhe trajnerëve që takova. Unë jam krenar për të mbrojtur këto ngjyra dhe unë gjithmonë do të jem përjetësisht mirënjohës ndaj Realit", shkroi sulmuesi francez.

Një deklaratë që nuk dihet ende se çfarë kuptimi ka prapa , "deklaratë  dashurie" sociale e Benzemas, apo një lamtumirë për Realin.