Shuhet familja me 5 anëtarë! Ja çfarë e shkaktoi aksidentin

Pesë persona kanë humbur jetën ditën e djeshme në një aksident të rëndë në Kosovë. Pas hetimeve 24 orëshe policia ka dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë në rrugën Suharekë-Duhel, ku humbën jetën shoferi dhe katër pasagjerët, tre femra dhe një mashkull.

Mësohen se shoferi nga pakujdesia ka humbur kontrollin e makinës dhe ka goditur një autobus, i cili ishte në lëvizje.

Sipas mediave kosovare, edhe shoferi i autobusit ka marrë trajtim mjekësor dhe ndodhet në spital.