ImageImageImage

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

FOTO/ Këta VIP-a po pushojnë kaq pranë Shqipërisë dhe ne nuk e dinim

Shumicën prej tyre i adhurojmë përmes gjërave që bëjnë, profesionit, artit dhe stilit të jetës që i ka bërë jo pak të famshëm. Pa asnjë dyshim janë yjet e celebrity dhe si të tillë kanë vëmendjen mediatike në çdo kohë e vend.

Por, në pikun e sezonit të verës nëse ka një gjë që shkakton "zhurmë" janë sa siluetat e tyre të zhveshura me rroba banje në plazhet që zgjedhin për të pushuar, po aq sa edhe destinacionet e preferuara të cilat i shfaqin mandej në foto e video mjaft interesante. E nëse ka një vend që të gjithë e preferojnë pa kushte, është Greqia dhe super ishujt e saj. Sidomos, Mykonos, ose siç ndryshe njihet, ishulli i argëtimit kryeson në top listën e më të frekuentuarve nga VIP-at. I dominuar nga restorantet dhe pubet luksoze, ju mund të qëndroni zgjuar deri në orët e para të mëngjesit nën ritmin e muzikës së përzgjedhur dhe atmosferës fantastike që krijohet aty.

Ndaj, dëshirës së ethshme për pushime të paharruara nuk i kanë shpëtuar as shumë prej të famshmëve të huaj, të cilët aktualisht janë duke pushuar në Mykonos të Greqisë, pra shumë pranë nesh.

Nga Paris Hilton, tek futbollisti Cristiano Ronaldo, aktori Matthew McConaughey dhe disa ditë më parë supermodelet Gigi Hadid dhe Emily Ratajkowski, njihuni me VIP-AT që kanë zgjedhur një destinacion shumë pranë nesh...

Life is Beautiful at @KenshoMykonos ???? #Mykonos ????????

A post shared by Paris Hilton (@parishilton) on